Aksidentohet pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, policia arreston 58-vjeçarin

Policia-GjirokasterNga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Raman Lamaj, 58 vjeç, banues në  fshatin Picar, Gjirokastër. 

Ky shtetas u arrestua pasi në aksin Gjirokastër-Subash, ka qënë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ‘’Seat’’ me targa YEN 3943 dhe është  përplasur me bordurën anësore të  urës. 

Si pasoj e kësaj është  dëmtuar lehtë  dhe ndodhet në  spital jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale ’’Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’’ dhe ‘’Drejtim automjeti në gjendje të dehur’’ të parashikuar nga nenet  290, 291  të Kodit  Penal.