Aksidentoi këmbësorin në lagjen “Varrosh”, arrestohet 41-vjeçari

Policia-GjirokasterNga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërëarrestimi në flagrancë i shtetasit Roland Braho, 41 vjeç, banues në  lagjen ‘’Dunavat’’, Gjirokastër. 

Ky shtetas u arrestua pasi në lagjen ‘’Varrosh’’ Gjirokastër, ka qënë duke drejtuar mjetin tip ‘’Benz’’ me targa TR 2002 P  në gjendje të dehur.

Si pasoj e kësaj ka goditur  shtetasin R.G, 43 vjeç, banues në lagjen ‘’Dunavat’’ Gjirokastër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale ’’Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’’ dhe ‘’Drejtim automjeti në gjendje të dehur’’ të parashikuar nga nenet  290, 291  të Kodit  Penal.