Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 23-vjeçari

Policia-GjirokasterNga ana e Sektorit të Policisë Rrugore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adolf Nuhrollari, 23 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, në vendin e quajtur ‘’Fushat e Luzatit’’, duke drejtuar mjetin tip ‘’ Benz’’ me targa AA 026 LX, ka aksidentuar shtetasin R. Ç , 79 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasoj e këtij aksidenti ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’ Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’’ të parashikuar nga neni 290 të Kodit Penal.