Aksioni i pastrimit/ Në Gjirokastër mungon Zamira Rami, në Libohovë Luiza Mandi
November 24, 2017
Nisma ‘Pastrojmë Shqipërinë që duam’ u mbështet edhe nga Bashkia Gjirokastër. Nëpunës të saj dhe agjencive të tjera në varësi, dolën sot në terren për të pastruar mjedisin nga mbetjet urbane. Por ra në sy mungesa e kryebashkiakes Zamira Rami.
Nuk dihen arsyet përse ajo nuk u bë pjesë e aksionit. Ishte një refuzim apo ka qenë me angazhime të tjera? E njëjta gjë ndodhi edhe në Libohovë, ku në terren mungonte kryebashkiakja Luiza Mandi. Arsyet nuk dihen. Ndoshta ka qenë e angazhuar me punë jashtë Libohove. E përbashkëta është se të dyja kryebashkiaket kanë postuar në faqet e tyre në Facebook foto nga aksioni i pastrimit, por mungojnë vetë.