Aksioni kombëtar për pastrimin e mjedisit, Libohova ‘përvesh mëngët’ (FOTO)
November 24, 2017
Libohova iu bashkua nismës ‘Pastrojmë Shqipërinë që duam’. Përmes një njoftimi, Bashkia Libohovë thotë se mësues e nxënës, si dhe qytetarë të zakonshëm u bënë bashkë në këtë përpjekje të radhës për të dhënë shembullin e ndërgjegjësimit tek të gjithë. Aksioni kombëtar për pastrimin e territorit nga mbetjet urbane pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Ai mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit si dhe institucionet e tjera vendore.
©LibohovaOnline