AKU Gjirokastër bën analizën vjetore të punës, n/drejtori porosit inspektorët: Bëni kujdes nga “Fiksi”

AKUAutoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër ka bërë sot analizën e punës së vitit 2015. I pranishëm në këtë takim pune ishte edhe Kreshnik Todaj nëndrejtor i përgjithshëm i AKU-së.

Gjatë fjalës së tij para inspektorëve, ndër të tjera ai u la edhe një porosi: të bëjnë kujdes nga emisioni “Fiks Fare”.

“Duke marrë shkas dy herë nga pjesa e anës televizive me Fiksin, të jeni më të kujdesshëm në prononcime. Ju njihni vetëm ligjin, keni një ligj. Nuk ka këtu më tha më tha ky. Dakord, të mos ndodhë më. Jeni ju që vendosni”, u ka thënë Todaj inspektorëve të AKU-së në Gjirokastër.

|Libohova Online|