AKU Gjirokastër, shpenzon 3.7 milionë lekë për ‘udhëtime dhe dieta’ vetëm në 8 muaj
Në 8 muajt e parë të vitit 2017, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër ka shpenzuar rreth 127 milionë lekë nga buxheti i shtetit, për paga apo pagesa të tjera të funksionimit të këtij institucioni.
Një ndër zërat e shpenzimeve janë edhe ato të përshkuara si ‘Udhëtime të brendshme dhe dieta’.
Duke iu referuar të dhënave nga Thesari i Shtetit, rezulton se në 8 muaj, AKU Gjirokastër ka shpenzuar rreth 3.7 milionë lekë të vjetra vetëm për ‘udhëtime dhe dieta’.
Kulmi me shpenzime të tilla ka qenë në muajin maj, kur janë paguar për udhëtime dhe dieta 1.9 milionë lekë të vjetra. Më poshtë vlera sipas muajve që janë kryer këto shpenzime.
13 844 lekë/ Shkurt
59 100 + 19 170 lekë/ Mars
3 920 + 28 600 lekë/ Prill
5 170 + 64 610 + 69 230 + 51 230 lekë /Maj
30 780 + 21 680 lekë/ Qershor