Akull në rrugët e Gjirokastrës, lagjet ku duhet të bëni kujdes

Prania e akullit në rrugët e brendshme të Gjirokastrës ka bërë që banorët të evitojnë lëvizjet në disa segmente.

Më problematike situata paraqitet në lagjet “Varrosh”, “Palorto”, “Blloku i Furrave” dhe “11 Janari”. Trashësia e akullit në këto rrugë ka shkuar deri në 3 cm.

Ndërkohë Agjensia e Shërbimeve Publike në Bashkinë Gjirokastër ka mobilizuar punëtorët për të hedhur kripë dhe skorje.

Rrjedhja e ujit nga depozitat e qytetarëve është shkaku kryesor i formësimit të shtresave të akullit nëpër rrugë.