Akuzat për Kserën, si u zhdukën 30 milionë lekë të reja për aktivitetin e romëve

Spiro KseraËshtë një fond lekësh i lëvruar në ditët e fundit kur ai ishte në postin e ministrit që ka çuar në pranga ish-ministrin Spiro Ksera dhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije ende. Ndërkohë që në kërkim janë shpallur edhe 5 persona të tjerë.

Mësohet se Ksera kishte zhvilluar disa procedura fiktive për t’i dhënë tenderin rreth 30 milionë lekë të reja një shoqate që do të zhvillonte një aktivitet me komunitetin rom. Por ky aktivitet nuk është bërë asnjëherë, ndërsa edhe dokumentet kanë qenë fiktive.

Për këtë kishte bërë një denoncim Ministria e Mirëqenies Sociale dhe nga hetimi është arritur që të provohet “shpërdorimi i detyrës”.

Ish-ministri në kohën kur qeveriste ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për një tender me vlerë 30 milionë lekë të reja. Sakaq, dyshohet se abuzimet e ish-ministrit të qeverisë ‘Berisha’ janë bërë pak ditë para se ai të linte detyrën e tij.

Sipas të dhënave të deritanishme të prokurorisë, dyshohet se Ksera së bashku me disa vartës të tij kanë përvetësuar një shumë parash, të cilët mendohej se do të përdoreshin për disa tendera që do të shkonin për investime në çështje sociale; për komunitetin rom, të verbrit e shtresat në nevojë.  Ish-ministri është kallëzuar nga pasardhësi i tij, Erion Veliaj, i cili mori detyrën fill pas largimit të Kserës, duke parashtruar se si kishte abuzuar me fondet publike. Fillimisht, Ksera ishte pjesë e PBDNJ-së, por para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 kaloi me Partinë Demokratike. Ksera, i takon minoritetit grek dhe ka lindur në Derviçan të Gjirokastrës, ndërsa ai ka studiuar për Inxhinieri.
212101-1-700x843