Akuzat për vjedhje energjie nga vëllai i drejtorit të OSHEE Gjirokastër, sahati brenda parametrave. Çështja drejt mbylljes

Një ditë më parë u raportua në media se gjatë një kontrolli në Gjirokastër, kompania private e kontraktuar nga OSHEE për të çertifikuar matësat e energjisë, konstatoi se në biznesin Dritan Hoxhës kishte abuzim me energjinë elektrike. Lajmi mori dhenë për shkak se ky biznes administrohet nga vëllai i Rezart Hoxhës, kreu i OSHEE Gjirokastër.

Por duket se çështja po mbyllet nga policia dhe prokuroria, pasi nuk kemi të bëjmë me vjedhje të energjisë, duke mos çuar askënd për ndjekje penale. Burime nga grupi hetimor thonë se matësi i energjisë elektrike është brenda marzhit të gabimit qe lejohet ligjërisht prej kompanisë ‘FTP’ e cila është kontraktuar nga OSHEE për të bërë çertifikimin e sahatëve.

Paraprakisht dyshohet se informacioni që rodhi në media, ku aludohej për vjedhje nga vëllai i kreut të OSHEE Gjirokastër, të ketë qenë i rremë. Sidoqoftë hetimi vijon dhe pritet që në ditët në vijim të vendoset përfundimisht mbi këtë rast.

© Libohova Online