Akuzohej për “ngacmim seksual”, kapet nga policia në Kakavijë

KakaviPolicia Kufitare në Kakavijë ka arrestuar sot një 28-vjeçar nga Lushnja, të akuzuar për “ngacmim seksual”.

Në pranga është vënë Klevis Lena.

Ky shtetas u arrestua pasi Gjykata e Fierit vendim nr.376 datë 14.05.2015 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg’’ për veprën penale “Ngacmim seksual’’  parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.