Akuzohet për rrëmbim dhe mbajtje peng, policia arreston 30-vjeçarin nga Lazarati

 Akuzohet për rrëmbim dhe mbajtje peng, policia arreston 30-vjeçarin nga Lazarati

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 (1)Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar për shtetasin Arbër Meçi, 30 vjeç ,banues në fshatin Lazarat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Rrëmbim ose  mbajtje peng e personit në bashkëpunim”.

Për ekzekutimin e këtij urdhri Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar shkresën nr.80 datë 10.05.2012 ku kërkohet zbatimi i vendimit penal,pasi ndaj këtij shtetasi është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Ky shtetas do të gjykohet në vijim nga Gjykata e Shkallës së  Parë  Gjirokastër, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka transferuar cështjen për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar  vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda  dhe e ka transferuar çështjen për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke ndryshuar dhe akuzën në “ Heqje të paligjshme të lirisë, në bashkëpunim”.

Ky shtetas në vitin 2012 së bashku me disa persona të tjerë  kanë marrë në automjetin e tyre tre shtetas dhe i kanë mbajtur për disa orë në fshatin “Lazarat”, ndaj tyre kanë ushtruar dhunë fizike.

 

Libohova Online