Algjerianë dhe libianë, ndalohen 12 klandestinë në Kakavijë

Policia kufitare e Gjirokastrës ka kapur në afërsi të fshatit Dritë 6 shtetas algjerianë, të cilët kishin kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.

Po kështu janë ndaluar edhe 6 shtetas të tjerë nga Libia.

Në përfundim të intervistimit ata u proceduan me urdhra largimi, me ekzekutim vullnetar.