ALUIZNI Gjirokastër: Në vitin 2016 shpërndamë 642 leje legalizimi

Zyra rajonale e ALUIZNI-t në Gjirokastër shpërndau 642 leje legalizimi gjatë vitit 2016.

Drejtori Klodian Micka thotë se kjo shifër i kalon lejet e dhëna në 8 vite gjatë qeverisjes së të djathtës. Vështirësia më e madhe sipas tij qëndron në mungesën e planeve urbanistike të bashkive dhe hartave dixhitale.

Kryeministri Rama ka premtuar në vitin 2013 se në fund të mandatit 4-vjeçar do t’i përfundojë të gjitha legalizimet në vend.