Ambasadori grek në Libohovë, pritet në zyrë nga kryebashkiakja Mandi

04Kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi, ka pritur sot në zyrë ambasadorin grek në Shqipëri, Leonidhas Rokanas dhe konsullin grek në Gjirokastër, Vasilios Tolios.

Biseda u fokusua në çështje që lidhen me zbatimin e reformës administrativo-territoriale, kompetencat e reja të kryetarëve të bashkive, si dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Projektet e përbashkëta në fushën e energjisë, turizmit dhe kulturës, ishin një tjetër pikë ku u fokusua biseda.

Ndërkohë që u theksua edhe roli i minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe si një urë e rëndësishme lidhëse në marrëdhëniet mes dy vendeve. Një ditë më parë diplomati grek zhvilloi një takimt ë ngjashëm edhe me kryebashkiaken e Gjirokastrës, Zamira Rami.

0203