Ambasadori i Turqisë viziton Gjirokastrën, pritet nga prefekti dhe kryetarja e bashkisë (FOTO)

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Gjirokastrës. Ai u prit në takime të veçanta nga kryebashkiakja Zamira Rami dhe prefekti Astrit Aliaj. Në këto takime u diskutua mbi mënyrën e bashkëpunimit përmes donatorëve të ndryshëm në projekte që ndikojnë në zhvillimin e turizmit. Së fundi Turqia, përmes organizatës shtetërore TIKA, po restauron Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër.