Analiza e ISSH-së në Gjirokastër, Braho: Është rritur numri i kontribuesve

adaddInstituti i Sigurimeve Shoqërore ka zhvilluar sot analizën e tre mujorit në Gjirokastër.

Drejtoresha e ISSH Vjollca Braho theksoi se DRSSH ka rritje të numrit të kontribuesve. Ajo theksoi se plani i të ardhurave është realizuar me 141%.

Sipas Brahos në këtë tremujor ka 300 kontribuues më shumë se plani.

“ Është rritur numri i të vetëpunësuarve në bujqësi. ISSH ka realizuar të ardhurat me 130%, pra 227 mln lekë tejkalim”- u shpreh Braho./Bw