Analiza e policisë, ja cili është niveli i kriminalitetit në Gjirokastër

skene-krimi-vrasjePolicia e Shtetit ka bërë analizën vjetore gjatë ditës së sotme, ku është raportuar për punën e bërë gjatë vitit 2015.

Në statistikat e policisë ka gjetur vend edhe shifrat për krimet sipas qarqeve që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar.

Sigurisht që numrin më të madh të krimeve si qark e mban Tirana me 35 për qind të krimeve të ndodhura në rang vendi.

Ndërsa qarqet ku kanë ndodhur më pak krime janë tre. Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra ndajnë vendet me nga 3% të gjithë krimeve që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë vitit 2015.

krimet-ne-rrethe-700x525