Angazhimi i parë i Mirela Kumbaros pas rikonfirmimit në krye të Kulturës
August 29, 2017
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2017/08/Mirela-1.jpg)
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2017/08/Mirela-1-300x225.jpg)
Të hënën, Kumbaro e ka nisur ditën në një takim me 5 fituesit e Fondit për Krijimtarinë Letrare për të Rinj në mjediset e Ministrisë së Kulturës, të cilët i ka përgëzuar për pasionin e tyre ndaj letrave si dhe ka ndarë me ta faktin se këto programe mbështetëse për krijuesit e rinj do të vijojnë edhe gjatë katër viteve të ardhshme, si një shtysë e domosdoshme inkurajuese për letërsinë tonë.
“Çfarë kënaqësie sot që u njoha me 5 fituesit e Fondit për Krijimtarinë Letrare për të Rinj, Manjola Nasi, Saimir Muzhaka, Belfjore Qose, Eris Rusi, Elona Çuliq,
autorë të poezisë, prozës së shkurtër e prozës së gjatë, që japin shpresë e besim se Letërsia shqipe e ka rrugën e gjatë
Ky është një program që Ministria e Kulturës do të vijojë ta mbështesë në vitet në vazhdim bashkë me të tjera programe të dedikuara për Leximin ![?](https://mail.google.com/mail/e/1f4d6)
Urime dhe punë të mbarë autorëve
?
Përshëndetje Lexuesve që së shpejti do të kenë në dorë 5 libra të rinj e me vlerë! ![?](https://mail.google.com/mail/e/1f917)
Takohemi për një LIBËR”, shkruan Kumbaro në Facebook-un e saj, duke treguar kështu përkushtimin e saj si ministre, por edhe pasionin si një njeri që vjen nga bota e letrave, për politika nxitëse ndaj librit e krijuesve.
![](http://argjirolajm.net/wp-content/uploads/2017/08/Kumbaro-2.jpg)
![](http://argjirolajm.net/wp-content/uploads/2017/08/kumbaro-3.jpg)
![](http://argjirolajm.net/wp-content/uploads/2017/08/kumbaro-dita-1.jpg)
![](http://argjirolajm.net/wp-content/uploads/2017/08/Mirela-1.jpg)