Ankesa e nënës nga Libohova: Nxënësit nuk bëjnë anglishten si gjuhë të parë të huaj

12274668_1232466366780378_4248586441396482747_nNjë nënë nga Libohova ka dërguar në Inbox-in e faqes një mesazh, ku shtron një problem që meriton vëmendje sepse bëhet fjalë shkollimin e fëmijëve.

Për arsye të vetat zonja nuk donte të identifikonim emrin e saj, por natyrisht që kjo nuk e zbeh thelbin e çështjes. Lexoni më poshtë mesazhin e plotë:

Mirëmbrëma!

Nuk e di kush është pas kësaj faqe, por dua të ndaj me ju një problem në lidhje me arsimin. Edhe pse t’ju them të vërtetën këtu çdo gje thuhet kot dhe nuk merr zgjidhje.

Në shkollën 9-vjeçare të Libohovës nxënësit nuk bëjnë anglisht, por vazhdon ende frëngjishtja të jetë gjuhë e parësore. Kjo është turp! Si në shumicën e vendeve duhet të jetë anglishtja gjuhë e parë e huaj dhe më pas le të ketë gjuhë të tjera plotësuese, të cilat t’i zgjedhin vetë fëmijët.

Jam ankuar për këtë edhe në Bashki, por nuk kam marrë zgjidhje. Për arsye të miat nuk i kam më fëmijët në atë shkollë, por prapë më vjen keq sepse kam të afërm, nipa e mbesa. Fola para dy ditësh me nipin në tel dhe si për ta përkëdhelur i fola pak anglisht, por ma preu shkurt duke më thënë: “hallë nuk di anglisht sepse ne bëjmë frëngjisht në shkollë”.

U çudita sepse mendoja mos ndoshta kishte ndryshuar situata, por fatkeqësisht ky problem vazhdon ende. Nëse keni dëshirë ju lutëm publikojeni këtë shqetësim. Faleminderit!