Aplikimet për patenta, 40% e kërkesave në Gjirokastër janë nga femrat

Numri  femrave që shohim në drejtimin e makinave sa vjen dhe shtohet.

Në drejtorinë rajonale të Transporteve në Gjirokastër gjatë vitit 2016, nga numri total i aplikantëve për t’u pajisur me leje drejtimi, 40% e tyre janë femra.

Kjo konfirmohet nga Adriatik Onjeja, koordinator i Lejeve të Drejtimit pranë kësaj drejtorie.

Ndërkohë fluks të lartë me kërkesa për patentë ka pasur edhe nga grupmosha 18 vjeç.