“Apologjia e vërtetë e Sokratit” për herë të parë në Gjirokastër, shfaqja që nuk duhet humbur e të madhit Mirush Kabashi

Mjeshtëri i madh i skenës, artisti i merituar Mirush Kabashi do të vijë në Gjirokastër për të interpretuar monodramën “Apologjia e vërtetë e Sokratit”. Shfaqja do të jepet në Odeonin e Gjirokastrës, më datë 29 qershor, ora 20:30. Kjo shfaqje e tij ka qenë në shumë skena botërore, duke prezantuar me sukses teatrin shqiptar. Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi ka marrë pjesë në një mori dramash dhe filmash artistikë, një galeri ku “Apologjia e vërtetë e Sokratit” zë një vend kryesor. Me këtë monodramë ai ka fituar çmimin ndërkombëtar “Sfinksi i Artë”, ndërsa presidenti i Shqipërisë i ka dhënë titullin “Mjeshtër i Madh”.

Mos mungoni të enjten e datës 29 qershor. Shfaqja në Gjirokëstër organizohet me mbështetjen e bashkisë, TID Gjirokastra dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Vënia në skenë e kësaj shfaqje përkon me 20 vjetorin e veprës së autorit grek Kostas Varnalis, si dhe me 70-vjetorin e lindjes së aktorit Mirush Kabashi. Ndërkohë që ajo mund të ndiqet edhe nga turistët e huaj, si dhe minoriteti grek në vendin tonë, pasi është gjithashtu me titra në anglisht dhe greqisht. Kafet, plazhi dhe shëtitjet janë po aty. Mund të shkoni kur të doni. Por për “Apologjinë e Vërtetë të Sokratit” rallë ju jepet rasti. Aq më tepër ta shihni të interpretuar nga një aktor i madh si Mirush Kabashi. Mos mungoni!