Arbitrazhi acaron shqiptarët, shtyn sërish vendimin për Shqipëri- Serbi

bala-300x200Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka shtyrë sërish vendimin për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.

Vendimi pritej të jepej më 12 qershor, por mësohet se tashmë data e re do jetë 10 korrik i këtij viti.

Nuk dihen arsyet e kësaj shtyrje, por është shtyrja e tretë radhazi.

Vendimi ka shkaktuar acarimin e tifozëve online.