Ardhja e emigrantëve për Pashkë, fluks në Kakavijë

Festa e Pashkës kthen në atdhe një numër të lartë emigrantësh që jetojnë në Greqi. Në pikën kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 4500 persona, ndërsa në dalje janë regjistruar rreth 3 mijë persona. Deri më tani nuk raportohet për radhë pritjeje, pasi të dyja palët në kufi punojnë me sportele të shtuara.