Arka e shtetit sërish në dorë të një gjirokastriti…
August 27, 2017
Arka e shtetit do të jetë sërish në dorë të një gjirokastriti. Kryeministri Edi Rama rikonfirmoi sot Arben Ahmetajn në postin e Ministrit të Financave, Ekonomisë dhe Punës.
Ahmetaj u zgjodh deputet i Gjirokastrës në vitin 2013. Menjëherë më pas u emërua Ministër i Ekonomisë, për të kaluar më vonë në postin e Ministrit të Financave.
Ai u shkarkua nga Rama pas marrëveshjes së 18 majit me Lulzim Bashën. Rikonfirmimi i tij në Ministrinë e Financave edhe pritej, por edhe dyshohej. Kjo për shkak të rezultatit elektoral që Ahmetaj arriti në zonën e Kavajës, ku PS e humbi Bashkinë me një diferencë të vogël votash.
Megjithatë ai mori sërish ‘Ok’ nga Rama për të drejtuar financat e shtetit, ekonominë dhe punën.