Arlind Ajeti një mur, më i miri i Frosinones

 Arlind Ajeti një mur, më i miri i Frosinones

ajeti-300x233Arlind Ajeti është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Frosinones, në garën për mbijetesën në Serinë A italiane. Mbrojtësi shqiptar ishte më i miri në fushën e lojës, në barazimin pa gola që skuadra e tij regjistroi përballë Lazios.

Kuqeziu dha garanci në repartin difensiv, duke u cilësuar gjërësisht nga mediat italiane si një mur i pakalueshëm për sulmuesit bardhekaltër Candreva, Mauri e Djordjevic.

Ajeti u vlerësua me notën 7 për paraqitjen kundër Lazios, duke qenë lojtari më i mirë në radhët e Frosinones. Ai rezultoi vendimtar në disa episode gjatë fraksionit të dytë të lojës, ndërsa megjithë moshën e re tregoi lidership dhe eksperiencë duke udhëhequr repartin mbrojtës.

Me kuqeziun në fushë, Frosinone regjistroi rezultatin e dytë pozitiv radhazi, pas suksesit në fushën e Empolit. Në të vetmin rast nga katër ndeshjet e fundit ku mbrojtësi mungoi për shkak dëmtimi, skuadra e Stellone-s u mposht 0-2 nga Juventusi.

Paraqitjet e Arlind Ajetit janë një lajm mjaft i mirë për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Gianni De Biasi, kur kanë mbetur rreth tre muaj e gjysmë nga starti i Euro 2016. Lojtari 22-vjeçar po luan me vazhdimësi duke u ngritur në nivelet e zakonshme, për ti shërbyer sa më mirë skuadrës në pjesëmarrjen historike në evenimentin në Francë./SuperSport

Libohova Online