Arrestimi i Spiro Kserës, flasin banorët e Dervicianit (VIDEO)

 Arrestimi i Spiro Kserës, flasin banorët e Dervicianit (VIDEO)

DervicianiTelevizioni Report TV sjell pamje nga fshati Derviçan dhe lokali ku u arrestua ish-ministri Spiro Ksera. Gazetari Piro Nase sjell opinionet e disa banorëve të fshatit, por shumica refuzojnë të komentojnë këtë ngjarje.

Megjithatë në përgjithësi arrestimi i Kserës është pritur me indinjatë në fshatin e tij. 

Ksera gëzon popullaritet në zonën e Derviçanit dhe  në të gjitha votimet ai ka marrë mbi 70 % të votave. Gjatë momentit të ndalimit nga oficerët e policisë, ish-ministri është shfaqur mjaft i qetë, sikur të kishte pasur informacion për arrestimin e tij.

Efektivët e kanë shoqëruar menjëherë nga lokali në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. “Unë nuk kam bërë asgjë, megjithatë po vij me ju”, – mësohet të jetë shprehur Ksera gjatë momentit të arrestimit. 

 

Libohova Online