Arrestohet i moshuari nga Gjirokastra, e kapin me 3 rrënjë kanabis në bahçen e shtëpisë

Kur vjen puna për kanabisin, që të përfundosh në prangat e policisë, jo domosdoshmërisht duhet të kapesh me parcela droge.

Mjafton edhe një bimë.

Kështu i ka ndodhur një të moshuari nga Gjirokastra. L.B, 60 vjeç është arrestuar një ditë më parë pasi në bahçen e shtëpisë së tij iu gjetën 3 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Tashmë ai do të përballet me akuzën ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’.