Arrestohet në Kakavijë gruaja që transportonte drogë me autobusin e linjës së Athinës

Në vijim të masave të marra nga ana e Polcisë Kufitare për rritjen e forcës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, qënieve njerëzore, si dhe mallrave kontrabandë, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë evidentuar dhe goditur një tentativë për trafik të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë përzgjedhur për kontroll më të detajuar në vijë të dytë një autotobus të linjës Berat-Athinë.

Nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë ka rezultuar se në një kovë me reçel ishte fshehur një pako e mbështjellë me letër natriban e mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë rreth 1.5 kilogramë.

Menjëherë është njoftuar grupi Hetimor, ku kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku nga veprimet e kryera rezultoi se sasia e lëndës narkotike dyshohet se është dërguar nga shtetasia:

Dashuri Çeremi, 55 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.