Arrestohet shpërndarësi i drogës me 9 doza heroinë

Syringe, spoon and heroinPolicia e Sarandës arreston në flagrancë një shpërndarës droge. 36-vjecari Vangjellaq Llambraqi, banor i lagjes Nr.1 në qytetin bregdetar, kishte me vete në momentin e arrestimit 9 doza heroinë.

Sipas policisë, ai i mbante me vete dozat e heroinës për t’i tregtuar në qytet. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.