Arrestohet “xhepisti” i pacientëve në spitalin e Gjirokastrës

spitali-i-gjirokastresPolicia e Gjirokastrës ka arrestuar një 55-vjecar, që vidhte pacientët në spitalin rajonal “Omer Nishani”.

Vangjel Lëngu, banues në lagjen “9 Tetori”, Tepelenë, ka tentuar gjatë ditës së sotme t’i vidhte portofolin kryeinfermieres O.G në spitalin e Gjirokastrës.

Një ditë më parë, ky shtetas i ka vjedhur një shumë prej 4.000 lekësh pacientes H.H nga fshati Nivicë i Tepelenës.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Gjirokastër.