ARRSH: Të gjitha rrugët në Qarkun Gjirokastër janë të kalueshme

rreshqitje-rruge-2Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi të martë se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme. Sipas ARRSH-së, nuk kërkohet gjatë ditës së sotme përdorimi i zinxhirëve në akset e qarqeve të vendit. Ne Qarkun Gjirokaster ARRSH njofton se në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve në të dy këto segmente.

Në aksin Përmet – Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji. Eshtë vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të rrugës. Jane marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes.