Artan Gjoka kandidat për Bashkinë Gjirokastër?

Gjirokastra1Është akoma e paqartë se cili do të jetë kandidati i të majtës në për Bashkinë Gjirokastër në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Fillimisht u raportua se kjo bashki iu dha LSI-së, ndërsa më vonë u fol që i mbeti PS-së. Gazeta “Panorama” shkruan sot se për Gjirokastrën pritet të kandidojë Artan Gjoka si përfaqësues i PS-së dhe që gëzon normalisht edhe mbështetjen e LSI-së. Por ndërkohë në forume të ndryshme në internet përflitet si kandidaturë e mundshme edhe Zamira Rami nga radhët e LSI-së. Tashmë s’ka më dyshime, Flamur Bime nuk do të jetë sërish zgjedhje e të majtëve.

LSI e ka kërkuar Bashkinë e Gjirokastrës, duke shpresuar se kandidati i mbështetur prej saj do të arrinte të fitonte përballë kandidatit të djathtë. Kujtojmë që kandidati i LSI-së, Genci Sinoimeri humbi përballë Flamur Bimes në vitin 2011. Sa i përket Bashkisë Tepelenë, është sërish Tërmet Peçi ai që do të kryesojë garën e koalicionit të majtë. Në ditët e ardhshme pritet të bëhet zyrtarizimi i kandidaturave në të gjithë vendin.