Artemisa Dralo i përgjigjet ashpër Vangjel Tavos: Liliputi që po fut përçarjen në minoritet

Artemis Dralo, kandidatja për deputete e PS-së në Dropull ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë nga Vangjel Tavo, i cili tha se kryeministri Rama dhe qeveria e tij janë antigreke.

Dralo thotë se Vangjel Tavo kërkon të fusë frymën e përçarjes në radhët e minoritetit grek në Shqipëri.

“Tavo është liliput që kërkon të minojë marrëdhëniet e shkëlqyera shumëshekullore, të shqiptarëve dhe minoritarëve. E provoi dy javë më parë në Tiranë, me një pretekst absurd, duke tërhequr fëmijët e Ansamblit Dropullit, me pretendimin e rrezikut të sulmeve nga ISIS. Pak ditë më parë, ai me paturpësinë e njohur për të, deklaroi ne një media greke, se policia po i bën presion minoritetit që të votoi PS-në, ndërsa dje deklaroi se qeveria e Edi Ramës, ku bashkëqeveriste edhe partia e tij, ishte më antigrekja në të gjithë historinë! Këto deklarata, dëshmojnë jo vetëm nivelin diletant të deputetit 20-vjeçar, por edhe panikun që e ka kapur nga fundi i turpshëm i tij! Në 25 Qershor, minoriteti grek, që e njeh mirë këtë perçarës dhe minues të vlerave të tij, nuk gënjehet e as shitet dhe do ta ndëshkoj me votën e  vet!”, shprehet Dralo.