Asfaltohet pjesërisht rruga Sofratikë-Libohovë (FOTO)

Përveç rrugës zbritëse nga Libohova, gjatë ditës së sotme ka nisur ndërhyrja edhe në një pjesë të rrugës nga Sofratika deri pranë fabrikës së Amitës.

Rrugës i hidhet një shtresë e re asfalti, duke eleminur gropat e krijuara ndër vite nga amortizimi.

Investimi kryhet nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve Gjirokastër, përmes kompanisë e cila ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve të Libohovës.

Punimet pritet të përfundojnë brenda dy ditësh.

|Libohova Online|

o10302