Asgjësohen 1 mijë rrënjë kanabis

sdfsdfsdDy parcela me kanabis sativa me plot 1 mijë rrënjë janë asgjësuar sot nga policia e Tepelenës. Lënda narkotike ishte mbjellë në zonën e Kurveleshit, konkretisht në vendin e quajtur Blloku i Mollëve te Ura e Progonatit.

Bimët ishin me një lartësi prej 20 deri në 60 cm. Policia punon për identifikimin dhe kapjen e personave që posedonin këto bimë.

Fshatrat malor të Tepelenës janë kthyer në të preferuarit e kultivuesve të drogës. Pas pastrimit të Lazaratit, këto fshatra janë shumë të lakmuara për kultivimin e kanabisit.

Edhe një vit më parë policia kreu një operacion të vështirë në zonën e Kurveleshit dhe Progonatit për asgjësimin e lëndës narkotike.