Asgjësohen 466 rrënjë kanabis sativa, pranga 64-vjeçarit nga Gjirokastra

Policia-GjirokasterPërmes një operacioni policor në Gjirokastër janë asgjësuar 466 bimë kanabis sativa.

Në pranga është vënë kultivuesi i tyre, shtetasi Adem Cani, 64-vjeç.

Policia thotë se i moshuari e kishte mbjellë lëndën narkotike në bahçen e tij.

Materialet  në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për procedim të mëtejshëm Prokurorsë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.