Asgjësohen 7600 rrënjë kanabis, s’ka të arrestuar
August 19, 2016
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2016/08/1471360013tepelen.jpg)
Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë ,për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Madh”, Njësia Administrative Krahës, Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan në 18 parcela 7 600 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.