Asgjësohen 800 rrënjë narkotike në Salari të Tepelenës

5.-e1405672102552Policia e Tepelenës shkatërroi 2 parcela të mbjella me kanabis në zonën e Salarisë. Operacion i koduar “Bambulli” u shtri në shtratin e përroit të Salarisë në afërsi të lumit Vjosë, ku janë zbuluar 500 bimë narkotike.

Disa metra më tej janë gjetur edhe 308 fidanë kanabis të kultivuara në kubikë, gati për t’u mbjellë në tokë. Bimët dhe fidanët janë asgjësuar në vend me anë të djegies dhe disa bimë dhe fidanë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor ka grumbulluar në vendngjarje prova që të çojnë në evidentimin e autorëve.