Asgjësohen edhe 5 mijë rrënjë kanabis, s’ka të arrestuar

policia-kanabis-620x325Në vijim të aksionit për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike policia e Memaliajt ka zbuluar dhe asgjësuar 5230 bimë rrënjë kanabis. Droga është gjetur në vendin e quajtur “Fushat e Shalësit”, fshati Shalës. Ende nuk janë identifikuar autorët.

Njoftimi i policisë

Vijojnë aksionet , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Zbulohen dhe asgjësohen 5230 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit  të territorit ,në vendin e quajtur “Fushat e Shalësit”, fshati Shalës , bashkia Memaliaj ,janë gjetur dhe asgjësuar 5230 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.