Atentat mafioz ish-pronarit të një diskoje në Gjirokastër e Sarandë
Pronari i një diskoje si dhe kushëriri i tij kanë mbetur të plagosur pas një atentati me armë zjarri në Sarandë. Mësohet se një mjet, në të cilin udhëtonin Rudin Haxhia, 39-vjeç dhe kushëriri i tij Eneid Haxhia, 28-vjec, janë qëlluar me breshëri plumbash.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Bistricë-Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, makina që kreu atentatin ndaj dy të rinjve ishin në ngjyrë të zezë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Burime për Agjencinë e Lajmeve BalkanWeb bënë me dije se dy kushërinjtë e plagosur, si fillim u transportuan me urgjencë për mjekim drejt spitalit të Sarandës, ndërsa më pas u nisën për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës, pasi njeri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Bluzat e bardha bënë të ditur se nga sulmi më rëndë është 39-vjeçari, i cili ka marrë shumë plumba, ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mësohet se Rudin Haxhia, për të cilin kjo është e katërta plagosje, tre me armë dhe një me thikë, ka qenë ish-polic dhe është pronar i një disko në Sarandë e Gjirokastër. Sakaq, ndër të tjera bëhet e ditur se Haxhia i ka shpëtuar më parë 4 atentateve me armë e thike, ndërsa dy herë i kanë vënë tritol në disko.
Burime nga Policia e Sarandës bënë me dijen se Rudin Haxhia, me origjinë nga Tepelena, udhëtonte me një mjet tip ‘Ford’. Nga të dhënat e para të grupit hetimor, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për hakmarrje., ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./BW
Atentatet ndaj Rudin Haxhiut:
19.02.2008 – plagosur me pistolete ne lagjen nr.4 Sarande
02.12.2011 – plagosur me Kallashnikov ne lagjen nr.1 Sarande
04.04.2013 – eksploziv poshte makines ne ecje ne Gjirokaster, nuk u plagos
18.02.2015 – u plagos me thike ne Sarande
Sulmet me tritol në diskon në pronësi të Haxhiut
Sulmi i parë më datën 05.08.2011
Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë
Sulmet me tritol në diskon në pronësi të Haxhiut
Sulmi i parë më datën 05.08.2011
Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë