Auron Tare mund të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë Gjirokastër

auron-tare-1024x683Kryeministri Edi Rama ka nisur konsultat me deputetët e PS-së për të nxjerrë emrat përfundimtar të kandidatëvë të PS-së në zgjedhjet e 21 qershorit. Ai ka zhvilluar takime edhe me deputetë të qarkut Gjirokastër. Pas këtij takimi për Bashkinë Gjirokastër, krahas emrit të Artan Gjokës është përfolur edhe emri i Auron Tares si kandidat i mundshëm i koalicionit PS-LSI.

Mësohet gjithashtu se deputeti i Tepelenës, Dashamir Kamberi i ka shprehur kryeministrit pretendimet e bazës lidhur me lënien e bashkisë së Memaliajt për LSI-në. Kamberi ka kërkuar nga kreu i PS-së që kjo Bashki të ketë një kandidat të propozuar nga Partia Socialiste ndërkohë që vetë Rama ishte i prerë kur tha se marrëveshjet paraprake me Metën nuk do të shkelen.

Në Gjirokastër emrat e përfolur si kandidatë të mundshëm për bashkinë janë ata të Artan Gjokës dhe Auron Tares. Ndërkohë që në Tepelenë pritet një rikandidim i Tërmet Peçit dhe në Këlcyrë kandidimi i Klement Ndonit.

Për Libohovën deri më tani është përmendur emri i Vladimir Hides, por akoma s’ka konfirmim zyrtar. Përmeti sërish mendohet t’i besohet kryebashkiakut aktual Gilberto Jaçe. Bashkia Dropull do të jetë një zonë e lirë për Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.