Avokati i Popullit në Lazarat: Shteti t’u garantojë shërbime cilësore dhe projekte zhvillimi

lazarat-policia-komunitet-20-prill-2010Avokati i Popullit, Igli Totozani, është takuar këtë të mërkurë me banorë të Lazaratit.

Ai është njohur nga afër shqetesimet dhe problematikat e tyre.

Totozani tha se po përgatit një paketë rekomandimesh për institucionet shtetërore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve në këtë zonë.
Çdo banor i Lazaratit ka të drejtë të jetojë me dinjitet dhe strukturat shtetërore duhet tu garantojnë shërbime cilësore dhe projekte zhvillimi”, tha Avokati i Popullit.

Duke iu referuar ngjarjeve në lidhje me kultivimin e drogës, banorët e cilësuan të pa papranueshëm faktin se për 114 persona në këtë fshat policia ka ngritur të njejtën akt-akuzë.
Avokati i Popullit theksoi se institucioni që ai drejton ka nisur hetimin për disa raste ankimimi nga banorë të Lazaratit.
“Komisionerët janë duke punuar me dokumentacionin dhe në përfundim të tij do të nxjerrin edhe rezultatet konkrete për këto raste të denoncuara”, nënvizoi Totozani.