Balta ka shkatërruar apartamentin, familja Gërxholli në Gjirokastër thirrje për ndihmë (FOTO)

Shumica e familjeve të pallatit te ‘Kodra e Shtufit’ u rikthyen në banesa, pasi autoritetet thanë se ai nuk rrezikon shembjen. Por nuk ka ndodhur kështu për të gjithë. Familja e Bujar Gërxhollit e ka të pamundur të rikthehet, pasi apartamenti i tyre është dëmtuar thuajse totalisht nga vërshimi brenda i baltës dhe ujit. Muret në anën e sipërme janë shkatërruar totalisht. Aktualisht ata jetojnë me qira në një shtëpi tjetër që e kanë gjetur ditët e fundit, ndërsa askush nuk u jep zgjidhje për apartamentin e dëmtuar. Fotot më poshtë nga brenda shtëpisë tregojnë qartë pasojat e katastrofës.