Banderola kundër FSHF-së, drejtuesit e Luftëtarit denoncojnë në polici tifozët “Shqiponjat Bluzi”

Tifo-grupi  “Shqiponjat Bluzi” i ekipit të Luftëtarit kishte shpalosur një banderolë kundër Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë ndeshjes me Partizanin, ndeshje ku gjirokastritët luanin pa tifozë për shkak të dënimit.

Banderola ishte vendosur në ambientet e jashtme të stadiumit, nga ana e tribunës pranë konvitit të studentëve.

Por duket se ky gjest i kushtoi shumë, pasi drejtuesit ekipit i bënë kallëzim në polici dhe çështja është nën hetim. “Rroptë FSHF”, thuhej në banderolën e përgatitur nga tifozët si formë proteste kundër federatës.

Pas denoncimit në polici që drejtuesit e Luftëtarit i bënë disa prej eksponentëve të grupit “Shqiponjat Bluzi”, këta të fundit bënë reagime në rrjetet sociale, por pa e publikuar konkretisht rastin. Shihni më poshtë  dy postime të tyre në faqen në Facebook “Shqiponjat Bluzi”, si dhe banderolën e shpalosur jashtë stadiumit gjatë ndeshjes me Partizanin./ArgjiroLajm.net/