Banorët ankohen, bankat mbyllin filialet në Këlcyrë e Memaliaj

kelcyreMbyllja e filialeve të dy bankave në jug të vendit ka sjellë pakënaqësi te qytetarët. Konkretisht bëhet fjalë për në Këlcyrë dhe Memaliaj.

Bankat e nivelit të dytë i kanë transferuar filialet e këtyre dy qyteteve përkatësisht në Përmet dhe Tepelenë, në mënyrë që të reduktojnë kostot.

Kjo lëvizje vjen pasi në Memaliaj dhe Këlcyrë bankat s’kanë pasur aktivitet të lartë apo transaksione të shumta mujore.

Por banorët, si në Memaliaj ashtu edhe në Këlcyrë kanë shprehur pakënaqësi ndaj këtij vendimi dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë, ndonëse bankat janë sipërmarrje private.