Barcelona, kampione e botës për klube

barcelona_1450614242-5482696Barcelona është kampionia e re e botës, pasi në finale të Kupës së Botës për klube ka mposhtur River Platen me rezultat të thellë 3:0.

Katalunasit edhe një herë tjetër treguan forcën e tyre, duke dëshmuar se janë skuadra më e mirë në botë. Luis Suarez (golashënuesi më i mirë i këtij turneu, pasi në dy ndeshje ka shënuar 5 gola)shënoi dy here, ndërsa goli i parë u shënuan nga Leo Messi, pas nje marjeje te diskutueshme te topit me dore.

Suarez do të jetë golashënuesi më i mirë i këtij turneu, pasi në dy ndeshje ka shënuar 5 gola.

Barcelona pas këtij triumfi sezonin po e mbyll me 5 tituj, pasi ka fituar edhe La Ligan, Copa del Rey, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

Libohova Online