Basha i jep deputetit të Gjirokastrës një post në Kuvend

Tritan Shehu, deputeti i PD-së në qarkun Gjirokastër do të mbajë gjithashtu edhe postin e nënkryetarit të Komisionit të Jashtëm në Kuvend.

Lajmi konfirmohet nga selia blu, e cila sot ka përcaktuar gjithashtu edhe emrat e tjerë të deputetëve që do të jenë në poste të ndryshme parlamentare, ndërsa Edi Paloka është vendosur në postin e nënkryetarit të Kuvendit, Edmond Spaho kryetar i grupit parlamentar dhe Grida Duma zëdhënëse e grupit.

Oerd Bylykbashi nënkryetar grupi për reformat dhe komisionet ‘ad hoc’.

Flamur Noka nënkryetar i Komisionit të Sigurisë

Albana Vokshi kryetare e Komisionit të Medias

Eduard Halimi nënkryetar i Komisionit të Ligjeve

Tritan Shehu nënkryetar i Komisionit të Jashtëm

Jorida Tabaku nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë

Genc Pollo kryetar i Komisionit të Integrimit

Bardh Spahia kryetar i Komisionit të Shëndetësisë

Florion Mima nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese