Basha në Gjirokastër, takim në “Zinxhira” dhe me strukturat e PD-së

basha-me-kandidatinNë vijim të turit të tij nëpër Shqipëri, kreu i opozitës Lulzim Basha të dielën do të jetë në Gjirokastër.

Në orën 15;00 pritet të zhvillojë një takim me banorë të lagjes “Zinxhira”, ndërsa më vonë takimi zhvendoset në sallën e teatrit “Zihni Sako” me strukturat lokale të Partisë Demokratike.

Përmes një njoftimi dega PD-së në Gjirokastër thotë se gjatë kësaj vizite, Lulzim Basaha “do të të përcjellë mesazhin e hapjes, mobilizimit dhe angazhimit të gjithkujt që beson vërtet se Shqipëria është në rrezik me Edi Ramën, dhe do të jetë më mirë pa të në 2017”.