Basha rikthehet në Gjirokastër, sot takimi përmbyllës i fushatës

basha-me-kandidatinNjë ditë pas vizitës së Ramës, në Gjirokastër zbret lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Ai do të zhvillojë një takim përmbyllës për fushatën në sheshin e lagjes “18 Shtatori”, të dielën në orën 18:00.

Basha do të kërkojë edhe njëherë votën e gjirokastritëve për kandidatin e opozitës, Igli Kokalari. PD nuk e qeveris Gjirokastrën për më shumë se dy dekada.

Të shtunën në po të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë, në Gjirokastër do të mbajë një takim elektoral lideri i mazhorancws, Edi Rama.